Vendosni fjalën kyçe....

Porno lajmet


Nga Klodian Tomorri

Policja eskortë i tha në telefon Zogut se nuk është në rregull nga ajo poshtë dhe se i ka thënë doktoresha që duhet të vazhdojë kurën. Po deshe ta çoj edhe me foto që ta shohësh se jam me perioda- i ka thënë.

Dhe të gjitha këto i marrin mediat dhe i vënë me shkronja të mëdha në titull. Mund të jem unë gabim, por këto qelbësirllëqe nuk duhet të botohen kurrë në publik. Unë për vete nuk do ta bëja kurrë edhe sikur të më sillte me miliona klikime tek portali apo gazeta ime.

Përveçse shpifësira që nuk kanë asnjë interes publik, janë jo etike. Ka një kufi për çdo gjë. Ka fëmijë që i lexojnë gazetat dhe portalet. Ça po u tregoni me këto lloj historish paçavure?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *