Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet një burrë në kryeqytet, në kërkim punonjësi i Gardës së Republikës


Një efektiv i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka dhunuar një person në kryeqytet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet ku 35-vjeçari Mariglen Hoxhallari, se ne sëbashku me persona të tjerë mendohet se kanë goditur me sende të forta një person, i cili është dëguar në spitalin e Traumës. I plagosuri është identifikuar si shtetasi Ismet Llesho.

“Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *