Vendosni fjalën kyçe....

Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, këtu mbizotëron interesi personal

Krishtlindja është kremtuar edhe në qytetin e Lezhës ku qindra besimtare të krishtere  ju drejtuan mbrëmjen e kaluar

Në meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në Lëzhë, ipeshkvi Otavio Vitale përveç urimeve foli edhe për situatën në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij Vitale tha përpara besimtarëve se tërmeti zbuloi Shqipërinë e vërtetë, pasi sipas tij viktimat erdhën si pasojë e abuzimit me ndërtimet duke vënë theksin te korrupsioni dhe paligjshmëria.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjoje ndërgjegjjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”– tha ipeshkvi Vitale.

Mesha e Krishtlindjes në Lezhë u zhvillua në katedralen e “Shën Nikollit”, ku më shumë besimtarë se zakonisht mblodhën për të pritur lindjen e Krishtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *