Vendosni fjalën kyçe....

UEFA publikon renditjen e klubeve, Tirana ekipi më i mirë shqiptar, listën e kryeson Barcelona


Qeveria europiane e futbollit ka publikuar një klasifikim të veçantë sa I përket ekipeve që kanë marrë më shumë herë pjesë në Champions League, duke nisur nga edicioni i parë i vitit 1955 dhe deri tani. Sipas koefiçentit të përllogaritjes, rezulton që Tirana është klubi i renditur më lartë nga ekipet shqiptare në vendin e 147-të.

Ky është pozicioni më i mirë sa i përket skuadrave shqiptare, ndërsa poshtë Tiranës ka edhe emra të njohur të futbollit në kontinentin e vjetër, si Leicester, Parma, Sampdoria, apo PAOK.

Pasi bëri historinë me pjesëmarrjen për herë të parë të një ekipi shqiptar në grupet e Ligës së Europës, Skënderbeu mban vendin e 165-të në këtë renditje të UEFA-s. Poshtë korçarëve në këtë klasifikim qëndron Partizani, që pozicionohet në vendin e 191.

Nuk ka supriza në krye të kësaj renditje. Në vendin e parë qëndrojnë rekordmenët e Real Madrid, që ndiqen nga Bayern Munich dhe Barcelona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *