Vendosni fjalën kyçe....

Dortmundi “lë me gisht në gojë” Juventusin e Mançesterin, nënshkruan me “gjigantin” Haaland


Borusia e Dortmundit ka mposhtur një mori klubesh gjigante në Euopë për të rrëmbyer sulmuesin e talentuar norvegjez, Erling Braut Haaland, nga klubi austriak i Salcburgut.

Dortmundi konfirmoi nënshkrimin në mediat sociale të Dielën e Haaland, 19 vjeç, i cili është një nga talentet e rinj më të vlerësuar në futbollin botëror pasi shpërtheu këtë sezon.

Gjermanët njoftuan se Haaland kishte nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2024. Norvegjezi po ndiqej nga Mançester Junajtid dhe Juventusi, teksa raportet e fundit mediatike e çonin në Torino.

Haaland ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje këtë sezon. Dortmundi pritet të paguajë 20 milionë euro për sulmuesin ndërsa ai do përfitojë një pagë rreth 150 mijë euro në javë.

‘Kam pasur diskutime intensive me menaxherin tim dhe drejtuesit e Dortmundit, Ëatzke, Zorc dhe trajnerin Favre. Kishte një ndjenjë që nga fillimi që doja me çdo kusht të vija në Dortmund dhe të luaja futboll në këtë atmosferë të pabesueshme para më shumë se 80,000 spektatorëve. Jam shumë i emocionuar.’ – tha Haaland pas nënshkrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *