Templates by BIGtheme NET

Fiorentina kërkon Piatek dhe Cutrone si shpëtim për t’i shpëtuar rënies

Dëmtimet e Frenk Riberisë dhe të Federiko Kiezës kanë shqetësuar shumë Fiorentinën, që më 17 pikë në po kaq javë, ndodhet vetëm tri pikë larg zonës së rënies. Klubi toskan sapo ka zyrtarizuar emërimin e Bepe Iakinit si pasues në stol të Vinçenco Montelës, por po planifikon të sjellë disa risi në nivel organik, në mënyrë që të rregullojë ecurinë në kampionat. 

Drejtuesit nga Firence kanë piketuar Kristof Piontekun, si pyka ideale për të përmirësuar prurjet e ekipit në aspektin e golave dhe rrjedhimisht pozicionin në renditjen e Serisë A. Polaku nuk e ka nisur aspak mirë sezonin te Milani dhe vetëm 4 gola janë shumë pak.

Me ardhjen e Ibrahimoviç, minutazhi i tij parashikohet në ulje, ndaj hipoteza e largimit mund të marrë formë, pasi sulmuesi përveç se të rregullojë rendimentin, kërkon të mbetet në listën e Polonisë për Europianin e vitit të ardhshëm. Drejtuesit vjollcë dëshirojnë që në “Artemio Franki” të bashkojnë dyshen e vitit të kaluar të Milanit dhe përveç Piontekut, do të synojnë huazimin e Patrik Kutrones.

Italiani u transferua tek Uolverhemtoni në verë dhe kur ka kaluar thuaje gjysmë sezonit, ai ka luajtur vetëm në dhjetë ndeshje duke shënuar dy gola. Drejtuesi anglezë thuhet se janë gati ta huazojnë, në mënyrë që ta ndihmojnë të rigjejë shkëlqimin e dikurshëm, e më pas ta rimarrin në fund të sezonit më të pjekur.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*