Vendosni fjalën kyçe....

“Hail, Hail” – Meta rrëfen për median britanike mbështetjen speciale për Celtic-un


Ju duhet të pyesni veten se çfarë mendojnë udhëheqësit botërorë kur marrin një mesazh nga Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë.

50-vjeçari ish-peshëngritës dhe mbështetës i Celtic ka qenë President i republikës së Ballkanit për dy vitet e fundit.

Meta më parë ishte Kryeministri i Shqipërisë, në moshën 30 vjeç.

Ai ka kaluar javët e kaluara duke mbikëqyrur operacionet e shpëtimit pasi një tërmet i tmerrshëm muajin e kaluar vrau 52 persona dhe la 3000 të plagosur.

Por, pavarësisht asaj tragjedie, Meta gjeti kohë të fliste me ‘SunSport’ për dashurinë e tij për ‘Hoops’.

‘Dashuria ime për Celtic u forcua kur kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata nënshkroi për ta në vitet 1990. Por unë kisha dëgjuar për ta shumë përpara kësaj. Kur isha fëmijë, Celtic luajti kundër Partizanit në Kupën Evropiane në 1979. Unë isha një tifoz futbolli dhe madje mund të kujtoj rezultatin dhe golashënuesin. Ishte 1-0 për  Partizanin, pas një goli fantastik nga Agim Murati.

Kjo ishte një ndeshje e paharrueshme sepse në ditët e komunizmit kishte shumë pak ndeshje kundër skuadrave si Celtic. Fatkeqësisht Partizani humbi kthimin 4-1 në Glasgoë. Pastaj në 1982 isha në stadium kur Aberdeen barazoi 0-0 me Dinamo Tirana. Kështu që unë kam pasur njohuri për futbollin skocez prej shumë kohësh.’ – tha ai.

Më tej në intervistë presidenti Meta tregon se si u bë tifozë me ekipin skocez të Celtic-ut.

‘Kur isha student punoja si komentues në shfaqjen radiotelevizive në Shqipëri ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën. Para kësaj unë kisha qenë peshëngritës me Dinamon, të cilët ishin kampionë shqiptarë. Kam garuar në kampionatet kombëtare të të rinjve, por më është dashur të ndalem kur shkova në universitet.

Kur u bëra Kryeministër, unë diskutoja për futbollin me Rudin kur ai luante për kombëtaren. Ai fliste me mua shpesh se si ishte të jesh pjesë e një klubi të shkëlqyer si Celtic-u. Në atë kohë unë gjithashtu takova Lordin George Robertson, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe ai gjithmonë fliste me mua për Rudin dhe Celtic-un. Kur Rudi mbaroi karrierën në Shqipëri, familjet tona takoheshin në mënyrë shoqërore.

Unë kam qenë një herë në Glasgoë sepse vajza ime Bora ka studiuar atje. Ne u futëm në taksi dhe shoferi pyeti se nga ishim. Kur i thashë, ai thirri: ‘Shqipëri! Vendi i Rudi Vatësa’! Kjo vërtetoi rëndësinë e futbollit për mua, ne ishim larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja. Të nesërmen hyra në dyqanin e Celtic-ut në Glasgow dhe bleva disa bluza të cilat i vesha kur dilja shëtitje. Unë gjithashtu kam një fanelë të Celtic-ut që Rudi ma dha si dhuratë.

Një ditë do të vij në Skoci për një ndeshje të Celtic-ut. Mezi e pres atë ditë. Rudi më ka ftuar shumë herë, por jam shumë i zënë me punë. Por e kam vendosur që në vitin 2020 do të vij në Glasgoë dhe kur të vij nuk do të jetë si President. Unë dua të jem një fans mes tifozëve, asgjë më shumë. Lojtari im i preferuar për momentin është Fraser Forster, Ai dhe Scott Broën. Por fuqia e vërtetë është skuadra. Dhe tifozët me himnin e tyre: ‘Ju kurrë nuk do të ecni vetëm’.’

Meta është bërë një figurë kulti mes tifozëve të Celtixc-ut në mediat sociale për përgëzimet e përsëritura të ekipit tëdrejtuar nga trajneri Neil Lennon pas fitoreve.

Kjo përfshinte triumfet e tyre në Europa League kundër Lazios dhe suksesin në Betfred Cup. Ai pranon se ka një dashuri më të madhe për Celtic-un se çdo skuadër shqiptare.

Meta shtoi: ‘Në Shqipëri skuadrën që po luan më mirë. Por, jashtë Shqipërisë, unë ndjek vetëm Celtic-un dhe vetëm Celtic-un. Unë jam një tifoz i këtij klubi të shkëlqyeshëm dhe i tifozëve të këtij klubi të shkëlqyeshëm. Nëse jeni njëherë tifozë i Celtic-ut, jeni përherë. Kam pasur fatin të takoj disa tifozë të Celtic-ut në Bosnje korrikun e kaluar.

Unë isha në një vizitë shtetërore dhe po shëtisja në një rrugë në Sarajevë me delegacionin tim, kur gjetëm disa tifozë që këndonin dhe pinin birrë. Nuk e dija se ata po luanin në Sarajevë atë natë, por unë u prezantova, përmenda Rudi Vatën dhe të gjithë donin video dhe foto. Ishte një rastësi e pastër, por atë ditë isha i veshur me kravatë jeshile.

Të nesërmen në drekë, zëdhënsi im, Tedi Blushi, më tha se ka pasur shumë reagime në mediat sociale nga tifozët e Celtic-ut.

Që atëherë kam postuar disa gjëra në lidhje me Celtic-un dhe përgjigja është gjithmonë shumë e bukur.

Postova një video të vogël të golit të Rudit kundër Rangers – ai ishte shumë i njohur! Më pëlqen shëtitja dhe kam ngjitur majat më të larta në Shqipëri dhe Kosovë dhe kur të arrij në maja postoj foto të fanelës së Celtic-ut sepse ai klub e ka aty vendin!”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Scottish Sun


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *