Atletico Madridi është i interesuar për sulmuesin e Milanit dhe atë të Napolit për pjesën e dytë të sezonit
Atletico Madridi është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.
“Los Colchoneros” ditëve të fundit kishin shprehur interesim për Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit, por duket se sulmuesi uruguaian do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri në fund të sezonit.
Mirëpo, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se tash klubi spanjoll i ka hedhur sytë kah Italia.
Në fakt, trajneri Diego Simeone e pëlqen sulmuesin e Krzysztof Piatekut të Milanit dhe Dries Mertensit të Napolit.
Sulmuesi polak pritet të largohet nga “Rossoneri” pas arritjes së Zlatan Ibrahimovicit, kurse sulmuesit italian i skadon kontrata me ekipin napolitan në qershor.
Gjithashtu, Atletico e pëlqen dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Paco Alcacer dhe atë të Wolverhamptonit, Patrick Cutrone.