Vendosni fjalën kyçe....

Juventus kërkon zëvendësuesin e Mandzukic, hedh sytë nga Giroud


Gjiganti italian po e kërkon zëvendësuesin e Mario Mandzukicit, i cili u largua nga klubi ditëve të fundit

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

Gjiganti italian mbeti së fundmi pa sulmuesin kroat, Mario Mandzukic dhe po e kërkon një sulmues të profilit të njëjtë me ish-futbollistin e Bayern Munichut.

Pasi mbeti pa Erling Haalandin, i cili iu bashkua Borussia Dortmundit, kampioni italian ia ka vënë syrin futbollistit të Chelseat, Olivier Giroud.

33 vjeçarin e pëlqen tej mase trajneri Maurizio Sarri, pasi së bashku e kishin fituar Europa Leaguen sezonin që shkoi.

Sulmuesin francez qe një kohë e do edhe Interi dhe e përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se dy kandidatët për titull të kampionit në Serie A do të luftojnë deri në fund për transferimin e ish-sulmuesit të Arsenalit.

Gjithashtu, për kampionin e botës me Francën interesim kanë shfaqur edhe Crystal Palace e Olympique Lyon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *