Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo mendon largimin nga Juventusi, vërshojnë ofertat nga Europa e Azia


Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Të paktën sipas mediave italiane dhe atyre spanjollë.

Në adresë të portugezit kanë mbërritur oferta të shumta ku mund të përmenden ato të PSG-së, Mançester Junajtid e Sportingut të Lisbonës.

34-vjeçari po kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin e nëse kjo nuk ndodh edhe këtë sezon, nuk do ishte çudi që luzitani të largohej.

Përveç ofertave europiane, për Ronaldon janë interesuar edhe ekipe nga Katari e Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë në gjendje të paguajnë shuma të frikshme ne adresë të tij.

Gjithçka rreth kësaj do vendoset në merkaton e verës 2020, që do vendosë ku doe mbyllë karrierën Ronaldo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *