Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë pranë parlamentit kanadez, një viktimë e 3 të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë ndërsa 3 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 e 30 të mëngjesit me orën lokale, duke bërë që ekipi i sigurisë së parlamentit kanadez të paralajmërojë punonjësit e tij.

Tre persona u dërguan në spital ‘në gjendje të rëndë pasi janë plagosur me arme zjarri’ ndërsa është pohuar se një person ka humbur jetën. Policia gjithashtu tha se njëri prej të plagosurve ishte i mitur dhe u dërgua në Spitalin e Fëmijëve të Ottawa-s.

Policia ka bërë thirrje që banorët dhe punonjësit që ndodhen në zonë të bëjnë kujdes, pasi agresori ishte ende i lirë ndërsa motivet e sulmit nuk dihen ende.