20 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i një autobusi në provincën Mazandaran, të Iranit, raporton rrjeti shtetëror i lajmeve.
Aksidenti ndodhi teksa një autobus pasagjerësh u rrokullis në veri të Iranit.
Press TV raportoi se incidenti ndodhi ndërsa autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Teheran për në Gonbad-e Kavus në provincën Mazandaran.
Përafërsisht 20,000 njerëz vdesin në aksidente trafiku në Iran çdo vit.