Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi rrokulliset në rrugë, humbin jetën 20 persona në Iran


20 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i një autobusi në provincën Mazandaran, të Iranit, raporton rrjeti shtetëror i lajmeve.

Aksidenti ndodhi teksa një autobus pasagjerësh u rrokullis në veri të Iranit.

Press TV raportoi se incidenti ndodhi ndërsa autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Teheran për në Gonbad-e Kavus në provincën Mazandaran.

Përafërsisht 20,000 njerëz vdesin në aksidente trafiku në Iran çdo vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *