Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e shpallin të vdekur, gruaja në Indi “ringjallet” gjatë ceremonisë mortore


Një grua në Indinë jugperëndimore u sëmur nga temperatura e lartë, humbi vetëdijen dhe u dërgua në spital me shpejtësi. Mjekët u përpoqën dhe nuk arritën të shpëtojnë jetën e saj…ose të paktën kështu menduan.

Malati Chougule, 55 vjeç, nga fshati Muchchandi në Karnataka, Indi u raportua se ishte dërguar në një spital privat në Belagavi nga anëtarët e familjes.

Ekipi mjekësor atje u përpoq ta mbante në jetë, por ajo u shpall e vdekur deri në mesditë. Ajo u dërgua në shtëpi nga familjarët e shqetësuar dhe u mbajt në oborrin e shtëpisë së saj, teksa familja po kryente ritet mortore. Sipas gazetës ‘Hindu’, ndërsa ata po bënin përgatitjet përfundimtare, ndodhi e paimagjinueshmja; ajo hapi sytë.

Ndërsa disa nga vajtuesit e mbledhur ishin të bindur se bëhej fjalë për një mrekulli, disa anëtarë të familjes sqaruan se kishte të ngjarë të bëhej fjalë për një gjendje kome të shkurtër që ishte keqdiagnostifikuar nga mjekët.

Raste të tilla të rralla nuk janë të padëgjuara, pasi kushte të ndryshme mund të bëjnë që profesionistët mjekësorë të besojnë se një person është i vdekur, edhe pse ai nuk është.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *