Templates by BIGtheme NET

Për të tretin vit radhazi, njihuni me vendin që ka pasaportën më të fortë në botë

Japonia ka hyrë në dekadën e re me pasaportën më të fuqishme në botë, ka zbuluar një renditje e re globale. Kombi aziatik ka siguruar vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley për të tretin vit radhazi, me qytetarët e tij që u lejohet të udhëtojnë në 191 kombe në mbarë botën pa viza.

Pasaporta e Singaporit u rendit në vendin e dytë, me vendasit në gjendje të udhëtojnë me lehtësi në 190 vende. Në vendin e tretë ishin Koreja e Jugut dhe Gjermania me lëvizje pa viza në 189 vende.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vazhduar të bien në indeks, këtë vit në vendin e tetë të përbashkët përkrah Belgjikës, Greqisë dhe Norvegjisë.

Të pesë vendet mund të udhëtojnë në 184 vende. Dhjetëshja plotësohet nga Finlanda dhe Italia ndajnë vendin e katërt, me 188 vende, ndërsa Danimarka, Luksemburgu dhe Spanja së bashku mbajnë vendin e pestë me 187.

Renditur në vendin e gjashtë me 186 vende janë França dhe Suedia, kurse Austria, Irlanda, Holanda, Portugalia dhe Zviçra janë në vendin e shtatë të përbashkët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*