Templates by BIGtheme NET

Prindërit në dush, fëmija në Spanjë rrezikon të bjerë nga kati i pestë (VIDEO)

Një fëmijë në Spanjë ka rrezikuar të bjerë nga kati i pestë, pasi kishte dalë nga dritarja dhe po ecte e madje vraponte në një rrip të ngushtë mes dy kateve, ndërkohë që prindërit po bënin dush.

Videoja në fjalë u regjistrua të shtunën, nga një apartament tjetër përtej rrugës në Tenerife, më i madhi i Ishujve Kanarie të Spanjës. Fëmija shihet duke ecur në një rrip të ngushtë, pa u frikësuar aspak nga lartësia, edhe pse në një moment i rrëshqet këmba. Fëmija tenton të dalë në ballkon në anën tjetër, por pasi nuk mundet dot kthehet përsëri tek dritarja.

Videoja është xhiruar nga një turiste, e cila ndodhej në dhomën e saj në një apartament përballë, ndërkohë që babai i saj po vraponte nëpër rrugë për të paralajmëruar ekipin e sigurinë për situatën.

Siç shkruan faqja “I Love Tenerife” që ka publikuar videon, dy turistët nuk duan vëmendje dhe preferuan të mbeten anonimë pas publikimit.  Që nga pasditja e së enjtes, videoja në fjalë ka mbledhur mbi 3 milion shikime.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*