Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do t’i nënshtrohet një operacioni në gju të dielën.
Lojtari i Uruguait ka pësuar një dëmtim të meniskut të jashtëm në gjurin e tij të djathtë dhe do të operohet në një spital të Barcelonës.
Suarez luajti 90 minuta në ndeshjen mes katalanasve dhe Atletikos së Madridit të premten, ndeshje të cilë Barcelona e humbi duke u eliminuar nga Superkupa e Spanjës.
32-vjeçari ka bërë 23 paraqitje për Barcelonën këtë sezon, duke shënuar 14 gola.