Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i hidhur për Barcelonën, operohet në gju sulmuesi Luis Suarez


Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do t’i nënshtrohet një operacioni në gju të dielën.

Lojtari i Uruguait ka pësuar një dëmtim të meniskut të jashtëm në gjurin e tij të djathtë dhe do të operohet në një spital të Barcelonës.
Suarez luajti 90 minuta në ndeshjen mes katalanasve dhe Atletikos së Madridit të premten, ndeshje të cilë Barcelona e humbi duke u eliminuar nga Superkupa e Spanjës.

32-vjeçari ka bërë 23 paraqitje për Barcelonën këtë sezon, duke shënuar 14 gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *