Për shkak të shirave të dendura gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar fluturimet në Aeroportin e Dubait.
Sipas informacionit nga Aeroporti, fluturimet do të vazhdojnë të anulohen derisa të largohet uji nga pista.
Këto shira janë të pazakonta në rajon pasi moti në Emiratet e Bashkuara Araba karakterizohet nga i nxehti.
Një fenomen i rrallë ndodhi edhe në disa pjesë të shkretëtirës së Arabisë Saudite ku rëra u mbulua nga dëbora.