Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ambasadori britanik gjatë protestave në Teheran


Mediat iraniane raportojnë se forcat e sigurisë kanë arrestuar ambasadorin britanik atje, ndërsa po përpiqej të nxiste protesta në rrugët e kryeqytetit, Teheran.

Agjensia e lajmeve Tasnim, tha se Robert Macaire ishte ndaluar gjatë një proteste përpara Universitetit Amir Kabir në qendër të Teheranit, ku ai po organizonte dhe provokonte njerëzit e zemëruar me qeverinë lidhur me çështjen e rrëzimit të një avioni disa ditë më parë.

“Ambasadori u la i lirë disa orë më vonë, por besohet se ai do të thirret nga Ministria e Jashtme nesër dhe çështja do të ndiqet“- thuhet në raport.

Tasnim thotë se Macaire kishte mbajtur takime sekrete brenda një dyqani përballë portës kryesore të Universitetit Amir Kabir, për të monitoruar zhvillimet që çuan në protestë të shtunën.

Gjatë kësaj proteste, policia në Teheran u përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë disa prej protestuesve të mbledhur para universitetit.

Protestat erdhën disa orë pasi selia e forcave të armatosura iraniane lëshoi ​​një deklaratë duke sqaruar rrethanat e rrëzimit të një avioni ukrainas në 8 janar, ku humbën jetën 176 njerëz në bord .

Sipas kësaj deklarate, avioni Boeing 737-800, ishte qëlluar aksidentalisht disa orë pasi Irani gjuajti raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab publikoi ​​një deklaratë përmes të cilës dënon arrestimin e Macaire, duke thënë se kjo kishte ndodhur “pa arsye ose shpjegime”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *