Templates by BIGtheme NET

Federer bëhet tenisti parë në listën e sportistëve miliarderë

Roger Federer së shpejti do të bëhet miliarderi (mbi 1 miliard euro) i parë i tenisit në vitin 2020 dhe sportisti i katërt që ka grumbulluar atë nivel të pasurisë.

Pasuria në rritje e Federer do të thotë që ai do t’i bashkohet klubit të miliarderëve, ku bëjnë pjesë Tiger Woods, Michael Jordan dhe Floyd Mayweather, si atletët më të pasur të të gjitha kohërave.

Legjenda e tenisit ka ndërtuar pasurinë e tij nga një kombinim i parave të fituara nga premiot në turnetë që ka marrë pjesë por edhe nga kontratat me një gamë të markave globale.

Sipas tennis.com, Federer tashmë ka fituar 689 milionë paundë, ndërsa 153 milionë të tjera i ka të garantuara nga kontratat e dakorduara të sponsorizimit në muajt dhe vitet e ardhshme.

Por, sipas Businessinsider.com, është suksesi i tij tregtar larg fushës së tenisit që e ka ndihmuar atë të grumbullojë pasurinë e tij.

38-vjeçari ka marrëveshje sponsorizimi me marka të tilla si Rolex, Uniqlo, Credit Suisse dhe Mercedes Benz.

Forbes gjithashtu ka raportuar se të ardhurat vjetore të Federer kanë arritur një rekord prej 80 milionë paundësh, pavarësisht se ai nuk është më në kulmin e formës të tij.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*