Templates by BIGtheme NET

Haradinaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AAK-së

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj thotë se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe sqaron se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë Haradinaj.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, thotë se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.- thotë Haradinaj.

Sipas tij, kjo do të rritë transparencën e garës, ndërsa tregon se tashmë edhe zgjedhja e kryesisë së partisë do të pësojë ndryshime nga herët e kaluara. Në kryesi do të fusin edhe njerëz nga jashtë që nuk janë në strukturën e partisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*