Vendosni fjalën kyçe....

Juventus fiton ndaj Romës dhe i rrëmben kreun Interit


“Zonja e Vjetër” ka arritur të fitojë sfidën delikate ndaj Romës në stadiumin “Olimpik”.

Demiral dhe Ronaldo i dhanë fitoren “bardh e zinjve” të cilët shënuan në pjesën e parë. Demiral në minutën e 3’ dhe Ronaldo me penallti në të 10’ i dhanë 3 pikë të rëndësishme Juves.

Në pjesën e dytë penalltia e shënuar nga Perotti vuri në presion Juventusin por që për Romën do ishte gol që do ngushtonte vetëm rezultatin.

Me fitoren e sotme Juventus kalon në renditje Interin dhe rimerr kreun e Seria në javën e 19-të pasi zikaltërit dështuan të arrinin një fitore ndaj Atalantës ditën e djeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *