Templates by BIGtheme NET

Man.City shkatërron Aston Villën me rezultat tenistik

Manchester City e ka mundur me rezultat 1-6 Aston Villan sonte, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi Kun Aguero por edhe Mahrez. Aguero shënoi het-trik, kurse Mahrez shënoi dy gola

Ndeshja filloi me një ritëm të ngadaltë nga City, të cilët nuk sulmuan shumë portën e Villas, por këtë ata e bën pas minutës së 15-të.

Riyad Mahrez shënoi dy gola të shpejtë për Cityn. Fillimisht ai shënoi në minutën e 18, kurse e dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të.

Një bashkëpunim në mes të Kevin de Bryene dhe Aguero rezultoi me gol në minutën e 28-të nga ky i fundit, kurse de Bryene ishte kreator edhe i golit të katër të City pasi që asistoi për Gabriel Jesus që shënoi në minutën e 45-të.

City nuk ndalet as në pjesën e dytë.

Ishin dy gola të Kun Agueros që bën që ai ta kompletoi het trikun.

Goli i dytë i argjentinasit erdhi pas një bashkëpunimi të tij me David Silvan në minutën e 57-të, kurse goli i fundit erdhi në minutën e 81-të ku Aguero u asistua nga Riyad Mahrez.

Aston Villa shënoi një gol në minutat shtesë të ndeshjes nga penalltia me El Ghazi.

Manchester City me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë më 47 pikë duke e lënë pas Leicester Cityn me 45 pikë.

 

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*