Përplaset gjatë garës, humb jetën motoristi Paulo Goncalves


Motoristi portugez Paulo Goncalves, ka humbur jetën në një aksident gjatë garës së Dakarit, në Arabinë Saudite.

Siç shkruan BBC, sportisti 40-vjeçar pësoi një aksident pasi kaloi 276 kilometra gjatë fazës së shtatë të garës. Gonsalves u përplas me njërën prej dunave me rërë.

Sipas një deklarate nga organizatorët e eventit, Goncalves ishte shpallur i vdekur në spital pasi pësoi një atak kardiak.

Sporti i garave “Rally” është një nga kompeticionet më të ndjekura në botë dhe po mbahet për herë të parë në Arabinë Saudite.

Motoçiklistë e shoferë të garave, përfshirë kampionin botëror në “Formula 1” Fernando Alonso, po garojnë në automjete të ndryshme në 12 faza.

Goncalves, i cili u shpall kampion bote në vitin 2013, po merrte pjesë në këtë garë për herë të 13-të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *