Templates by BIGtheme NET

Serena Williams fiton titullin e parë që kur u bë nënë, në “Auckland Classic”

Serena Williams ka fituar titullin e saj të parë në tre vjet dhe të parin që kur u bë nënë. Ajo mundi kundërshtaren e saj amerikane Jessica Pegula, në kompeticionin e “Auckland Classic” në Zelandën e Re.

Ky është titulli i parë i 38-vjeçares që kur ajo fitoi “Australian Open” në vitin 2017 dhe titullin e saj të 73-të WTA-së në përgjithësi.

Kujtojmë se Williams humbi në finalet e Wimbledon dhe US Open në vitet 2018 dhe 2019 dhe u tërhoq në finalen e Kupës së Rogers 2019.

“Unë kam luajtur për kaq kohë dhe kam kaluar aq shumë dhe jam e lumtur që po bëj diçka që dua. Ndihem me fat dhe e bekuar që jam këtu dhe jam e shëndetshme të luaj”– tha Williams, citon BBC.

Pas kësaj fitoreje ajo tha se do t’i dhurojë paratë e saj të çmimit për të ndihmuar në situatën e zjarreve në Australi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*