Ditën e sotme ka ndodhur një shpërthim në vilën “Gorica” në Podgoricë.
Vila që shfrytëzohet nga presidenti malazez Millo Gjukanoviç dhe qeveria e Malit të Zi për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve, njofton “Veçernje Vesti”.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende po hetohet shkaku i shpërthimit.
Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të lënduar.