Templates by BIGtheme NET

Kurti i përgjigjet Thaçit: Mos bëj presione, jemi afër marrëveshjes me LDK-në

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje përmes një letre presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pas presionit të vazhdueshëm të këtij të fundit për të zbuluar të mandatuarin si kryeministër.

Kurti i ka kërkuar Thaçit që të mos ndikojë e të mos imponojë krijimin e qeverisë, por e ka këshilluar atë të durojë dhe të presë.

Kurti i përmend presidentit Kushtetutën dhe thotë se ajo nuk i njeh atij diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit. Ai sqaron se është afër marrëveshjes me LDK-në e Isa Mustafës dhe kërkon që presidenti të mos bëjë më presion e vlerësime politike, ndërsa sqaron se ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.

“Kjo është një praktikë normale në të gjithë botën demokratike. Me këtë rast, shfrytëzoj këtë letër t’ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.– thotë Kurti.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*