Templates by BIGtheme NET

Mustafa e bën të qartë: Ne i kemi bërë të ditura parimet, s’ka marrëveshje përtej tyre

Kreu i LDK-së, Mustafa, ka dhënë një deklaratë për mediat pas publikimit të ofertës së partisë që drejton në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Ai tha se forca politike që drejton dëshiron një marrëveshje ky të dyja partitë të kenë pushtet aq sa kanë edhe vota.

‘Dua të sqaroj se ne nuk dëshirojmë të bëjmë marrëveshje, nëse nuk është marrëveshje që dy palët të ndjehen të fuqishëm aq sa kanë marrë vota në zgjedhjet e parakohshme. Pa marrë parasysh që ne e cilësojmë këtë si ofertë e marrëveshjes, ato kanë qenë qëndrimet tona që ne kemi ofruar dhe kemi pritur që Lëvizja Vetëvendosje do i mirëpresë.’ tha ai.

Mustafa tha më tej se LDK-ja nuk do e shqyrtojë letrën e Vetëvendosjes dhe se marrëveshja do bëhet sipas parimeve të saj, në të kundërt nuk do ketë të tillë.

‘Ne nuk kemi hyrë ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosja. Në asnjë rast ne si LDK nuk kemi kërkuar shtim të ministrive apo këmbim të tyre. Në këtë formë ne nuk e shtjellojmë një pozicionim të tillë të Vetëvendosjes, por i trajtojmë qëndrimet tona. LDK-ja mbetet pranë qëndrimit që të ketë kryeparlamentarin, pesë minsitri ose presidentin ose nuk mbetemi  fare’, tha Mustafa.

Propozimet e LDK-së

LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).

Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:

  1. a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  2. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

Si rezultat i kësaj marrëveshje:

  1. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
  • VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
  1. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
  • VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.

Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*