Templates by BIGtheme NET

Padia në gjykatë, reagon Haradinaj: Diversion politik i Ramës për t’i ikur përgjegjësive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me lajmin për ngritjen e padisë ndaj tij nga ana e homologut Edi Rama në Gjykatën e Prishtinës.

Haradinaj nëpërmjet rrjeteve sociale ka deklaruar padia është e pabazuar dhe sipas ligjit do përgatisë përgjigjet në afatet e përcaktuara ligjore.

Më tej, Haradinaj deklaron se padia e Ramës është një diversion politik për qëllime mediaktike dhe për të ikur nga përgjegjësitë.

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”-shkruan Haradinaj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*