Vendosni fjalën kyçe....

E akuzoi mbrojtësin e Milanit për abuzim seksual, modelja arrestohet për mashtrim


Modelja ruso-spanjolle Luisa Kremleva është urdhëruar të arrestohet nga një gjykatë spanjolle për mashtrim.

Prezantuesja e njohur e disa emisioneve në Spanjë denoncoi futbollistin e Milanit Teo Hernandezin në vitin 2017 se ai kishte abuzuar seksualisht me të në një klub nate në Marbela të Spanjës.

Ajo publikoi disa foto me hematoma në fytyrë dhe në duar, të cilat pretendonte se ishin shkaktuar nga futbollisti francez kur të dy ndodheshin në makinë.

Ditën e sotme, Gjykata e Marbelas i hodhi poshtë akuzat e Kremlevës dhe lëshoi mandat-arrestin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *