Templates by BIGtheme NET

Edhe në Kosovë ia nisin me letra, Kurti mesazh Mustafës për zgjidhjen e krizës

Kreu i Vetëvendosjes, Kurti, i ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Mustafa.

Siç raporton Koha.net, letra ka për qëllim zgjidhjen e ngërçit me palëve për formimin e qeverisë së re, që nuk është ngritur ende edhe pse zgjedhjet e 6 tetori 2019 kanë më shumë se 3 muaj që kanë përfunduar.

Në selinë e LDK-së, që nga mesdita ndodhet kryetari i saj Isa Mustafa dhe disa deputetë nga kjo parti.

Letra e Kurtit drejtuar Mustafës, të kujton ato që kryeministri i Shqipërisë, Rama i dërgonte pak muaj më parë kreut të PD-së, Basha, duke e ftuar këtë të fundit të ulej në tavolinën e dialogut për zgjidhjen e krizës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*