Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona është klubi më i pasur i futbollit në Evropë, njihuni me 20 të parat


Edhe pse Barcelona nuk po shkëlqen si dikur, mbetet klubi me më shumë të ardhura. Këtë sezon katalanasit janë në krye të La Ligës, pak përpara Realit të Madridit, rivalit të tyre shumëvjeçar dhe mund të fitojnë titullin e tretë radhazi.

Por ata nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve Evropian që nga viti 2015. Në anketën e tij vjetore të financave evropiane të futbollit, ‘Deloitte’, një kompani konsulente, raporton se në sezonin 2018-19, për herë të parë, Barcelona mblodhi më shumë të ardhura se çdo klub tjetër.

Të ardhurat e saj prej 840.8 milionë euro rrëzuan Realin, me 757.3 milion euro në vendin e dytë. 20 klubet kryesore me të ardhura së bashku fituan 9.3 miliardë euro vitin e kaluar.

Si kampionat kryeson Premierliga angleze me 8 klube, pastaj vjen Italia me 4 klube, Spanja e Gjermania me nga 3 klube dhe Franca me 2 klube.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *