Templates by BIGtheme NET

Ish-mbrojtësi i Partizanit nënshkruan për Napolin

Amir Rrahmani është zyrtarisht lojtar i ekipit italian të Napolit. Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe lojtari i kombëtares së Kosovës, ka firmosur pasditen e sotme për italianët.

Rrahmani ka mbrojtur deri tani ngjyrat e Veronës në kampionatin italian ndërsa këtij të fundit Napoli do i paguajë 14  i lionë euro, kurse vetë lojtari do marrë 1.8 milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që merr te Verona.

Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare ndërsa do e veshë fanelën e ekipit në fund të këtij sezoni. Aktualisht Napoli nuk po bën një paraqitje të mirë duke qenë se mban vendin e 11-të në renditje shumë larg zonës së Kupave të Europës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*