Templates by BIGtheme NET

Rrahmani në Napoli për vizitat mjekësore, marrëveshja e lojtarit me klubin

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani është shumë afër të arrijë marrëveshjen për transferim nga Hellas Verona në Napoli, pasi që Goal raporton se ai tashmë është duke i kryer testet mjekësore. Megjithatë, ai do të mbetet lojtar i Veronës deri në fund të këtij sezoni.

Ylli i Hellas Veronës udhëtoi në Romë sot në mëngjes, në Villa Stuart, ku veçse i ka filluar testet mjekësore për ta kompletuar transferimin në Napoli.

Dy klubet e Serisë A tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin e kosovarit gjatë këtij afati kalimtar dhe Rrahmanit i është dhënë leja nga Hellas Verona të shkojë të testohet te Napoli.

Rrahmani do t’i kushtojë Napolit 14 milionë euro, përderisa ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë prej 1.8 milion eurosh në sezon.

Napoli ia ka ofruar këtë kontratë 25-vjeçarit pasi që ka shumë besim te ai, shkaku i paraqitjeve të tij me Veronën gjatë pjesës së parë të sezonit në Itali.

Megjithatë, aventura e Rrahmanit në Napoli, sipas Goal, do të fillojë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni, këtë verë. Kjo pasi që Rrahmani do të qëndrojë në Veneto deri në fund të sezonit, me qëllim për ta arritur ëndrrën e Veronës për t’u kualifikuar në Evropë.

Rrahmani i ka bërë gjithsej 19 paraqitje për Hellas Veronën këtë sezon, 18 prej të cilëve ishin në kuadër të Serisë A, ndërsa vetëm një ishte e vlefshme për Kupën e Italisë.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*