Templates by BIGtheme NET

Bardhi: 15 kryebashkiakë socialistë në verifikim, pse u ul PD-ja në tryezë për Reformën Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se janë për verifikim 15 kandidatë të partisë Socialiste të emëruar si kryebashkiakë.

Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidatë të partisë socialiste që janë emëruar si kryebashkiakë në 30 Qershor nga Edi Rama”- ka thënë Bardhi.

I pyetur për Këshillin Politik, nëse do të sjellë atë që kanë kërkuar gjatë kësaj kohe, Bardhi bëri të ditur se opozita është e pranishme, pasi Reforma Zgjedhore është kusht i Bundestagut për integrimin e Shqipërisë në BE.

Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu German dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndaj dhe në këtë kuadër opozita është angazhuar që ne momentin kur 9 kushtet e Budenstagut u bënë publike që do të ishte prezent dhe do të jepte kontributin e vet për realizimin e reformës zgjedhore. Kemi pasur një zvarritje të qëllimshme nga pala tjetër për 4 muaj në gjetjen e një mekanizmi propozuar nga ana jonë që në tetor për t’i bëre të gjitha palët bashkë në realizimin e reformës zgjedhore. Ky është një moment ku opozita e bashkuar, PD-ja do të bëjë të gjitha propozimet e veta për të garantuar standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”-deklaroi ai.

Ndërsa për sa i përket sistemit Bardhi tha se pozita dhe demokratët janë të hapur për ta diskutuar.

Çështja e sistemit siç e kemi bërë të qartë sistemit zgjedhor është një çështje për të cilën PD dhe opozita është e hapur për të diskutuar nuk kemi përjashtuar asnjë sistem elektoral, secili prej sistemeve elektorale ka avantazhet dhe disavantazhet e veta për këto arsye ne jemi të hapur për të diskutuar bashkë me qytetarët se cili është sistemi më i mirë për tu aplikuar në Shqipëri”-deklaroi Bardhi.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*