Vendosni fjalën kyçe....

Lazio mposht Sampdorian, fitorja e 11-të radhazi


Lazio është bërë e pandalshme në Seria A duke marrë fitoren e 11-të radhazi.

Ata kanë shënuar një fitore sonte duke mposhtur me rezultat 5-1 Sampdorian.

Serinë e golave për Lazion e nisi Philipe Caicedo në minutën e shtatë ndërkaq 10 minuta më vonë nga penalltia shënon edhe Ciro Immobile.

Immobile do të shënonte gol edhe në minutën e 20 për rezultatin 3-0 me të cilin do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë goli i parë për Lazion vije në minutën e 54-të me anë të Bastos kurse Immobile kompleton het-trikun në minutën e 65-të ku shënon nga penalltia.

Krejt çfarë bëri Sampdoria në këtë takim ishte një gol në minutën e 70-të me anë të Karol Linetty.

Me këtë fitore Lazio është në pozitën e tretë me 45 pikë, 10 pikë para Atalantas që është në vendin e katër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *