Templates by BIGtheme NET

Alpinisti shqiptar thyen këmbën në Malin e Tomorrit, pritet ndihma me helikopter

Një alpinist ka mbetur i plagosur sot gjatë një incidenti gjatë ngjitjes në Malin e Tomorrit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në afërsi të Çesmës së Tarikosku një grup prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit.

Mirëpo njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur, e për pasojë ka thyerë këmbën. Sipas BalkanWeb, alpinisti është ndihmuar nga grupi i tij për të dalë nga vendi ku ra, të cilët kanë kërkuar dhe ndihmën e emergjencave civile nëpërmjet telefonit.

Nga Tirana është nisur një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar, për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

Të gjithë alpinistët janë të gjithë shqiptarë por identiteti i tyre nuk është bërë i ditur ende.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*