Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet e grabitet babai i dëshmitarit të mbrojtur në gjyqin ndaj Shullazit, punonte si kambist


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një kambist është dhunuar dhe më pas është grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit, pranë vendit të njohur si Rrota e Kuqe, ndërsa personi i grabitur është Naim Musai.

Grabitësit kaë mundur t’i marrin Musait shumë prej 250 eurosh si dhe 1.5 milionë lekë të vjetra.

I biri i Musait, Besnik Musai, ka qenë dëshmitar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, pasi ka qenë shofer i Ylvi Beqajt.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 18.01.2020, në orën 17: 05, rruga “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *