Grabitet gjatë natës një televizion lokal në Peqin. Sipas BalkanWeb, disa persona ende të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit ‘Klaudiana’ dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit.
Më pas ata kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty. Ka qenë një nga punonjësit e televizionit, i cili ka kuptuar defektin, pasi ka shkuar për të verifikuar shkaktun e defektit në sinjalin e transmetimit.
Administratori i televizionit ka bërë më pas një denoncim për vjedhjen, ndërsa policia ende nuk ka publikuar të dhëna mbi ngjarjen.