Kryeministri britanik Johnson, u përball me të njëjtën situatë si paraardhësja e tij, May, teksa shkoi për të marrë pjesë në samitin e Berlinit për paqen në Libi.
Teksa Johnson përpiqej të dilte nga makina, dera e saj u bllokua për disa sekonda.
Kancelarja gjermane Angela Merkel po priste mbi tapetin e kuq, teksa një roje u përpoq të hapte derën e makinës, duke arritur përfundimisht pas disa përpjekjesh.
Jo shumë kohë më parë, paraardhësja e tij, May, u përball me të njëjtën situatë kur shkoi në Berlin për t’u takuar me Kancelaren Merkel.