Interi i Antonio Kontes ka hedhur një hap fals duke barazuar me Leçen në transfertë.
Zikaltërit nuk kanë qenë në gjendje të shkojnë më larg se një barazim 1-1 duke i dhënë mundësinë Juventusit që të shkëputet në krye të renditjes.
Aktualisht ekipi milanez mban vendin e dytë me një pikë më pak se torinezët dhe në rast se Juventusi fiton në darkë ndaj Parmës, largësia mes ekipeve do shkonte në katër pikë.