Templates by BIGtheme NET

Thaçi përsëri thirrje Kurtit: Të pranojë ose refuzojë nominimin për kryeministër

Gjatë një takimi me ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë edhe njëherë thirrje Albin Kurtit të pranojë ose refuzojë mandatimin për kryeministër.

“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë. Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet  dhe që ka nominuar më shumë se gjysmën e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të reflektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërtën duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaci, raporton Ekonomia Online.

Kjo është e disata thirrje nga Thaçi, për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili nuk kërkon të presionohet në një kohë kur ende nuk ka arritur një marrëveshje me LDK-në.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*