Templates by BIGtheme NET

Barcelona merr një fitore të vështirë ndaj skuadrës modeste Ibizas për Kupën e Mbretit

Barcelona ka fituar me rezultat 1-2 kundër UD Ibiza, një fitore shumë e vështirë kampionit të Spanjës pavarësisht se ishte paraparë që të jetë e lehtë

UD Ibiza i ka bërë shumë problem sot Barcelonës në ndeshjen për Kupën e Mbretit.

Madje vendasit kaluan në epërsi në minutën e 9 të pjesës së parë me anë të Javi Perez.

Këtë epërsi skuadra e vogël arriti që ta ruajë deri në minutën e 72-të ku në skenë doli Antoine Griezman për të shënuar dy gola.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 72 pas asistimit të Frenkie de Jong.

E kur u besua që ndeshja do të shkon në vazhdime, ishte Griezmann që doli përsëri në skenë.

Ai mori një top të mirë nga Jordi Alban dhe kaloi në avantazh Barcelonën në 1-2.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*