Templates by BIGtheme NET

Klopp-i nuk dëshiron largimin e Shaqirit: I duhet Liverpulit

Sevilla dhe Roma janë në kërkim të kosovarit por trajneri i “të kuqve” shpreson që ta mbaj skuadrën që e ka për momentin

Jurgen Klopp thotë se Liverpul nuk ka “qëllim” që ta largojë Xhardan Shaqirin nga klubi këtë muaj.

Siç është raportuar më parë, Shaqiri që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, u interesuan Roma dhe Sevilla me Reds që refuzuan këto oferta për 28-vjeçarin.

“Shumicën e dhjetorit dhe janarit kishim një bankë me fëmijë, fëmijë të mrekullueshëm, por janë fëmijë, kështu që si mundeni te mendoni që ti japim lojtarët tonë për çdo kë”-tha Klopp në konferencën për shtyp ara ndeshjes kundër Wolves të enjten.

“Nuk ka të bëj me Shaqirin, por me të gjithë. Ne duhet ti mbajmë ata për ti zgjidhur situatat tona, jo situatat tek klubet e tjera”.

“Nëse dikush vjen nga këndi dhe pyet për të në rregull…por kjo nuk do të ndodh”.

“Nëse ata janë në kërkim të tyre por absolutisht nuk kemi qëllim që të largojmë dikë”.

Skuadra e Klopp ka një rekord fitoresh në Premier Ligë, 21 nga 22 në Premier Ligë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*