Vendosni fjalën kyçe....

Pasim me by**ë, videoja e Neymar-it që po bën xhiron në rrjet


Neymar njihet për aftësinë e tij të jashtëzakonshme dhe këmbën e majtë, por të mërkurën në mbrëmje sulmuesi i PSG-së tregoi se çfarë mund të bëjë dhe me pjesën tjetër të trupit, saktësisht me të pasmet e tij.

PSG fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Reimsit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës në Francës, në një ndeshje që më shumë se çdo herë tjetër ka argëtuar tifozët.

Në këtë sfidë, braziliani Neymar e pasoi topin me të pasmet e tij, duke bërë që i gjithë publiku në stadium të ngrihet në këmbë. Videoja e këtij momenti po bën xhiron e rrjetit.

Një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbappen. Ai e ka dërguar topin në rrjetë me dorë.

Spektakël, gola dhe pak turpërim nga kundërshtarët, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *