Vendosni fjalën kyçe....

Pas konflikteve me Ramën, Gjetan Gjetani i bashkohet LSI-së


Deputeti Gjetan Gjetani, i cili e mori mandatin nën siglën e PS-së në zgjedhjet e kaluara tanimë i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit nën siglën e Partisë Socialiste, mirëpo në shtator të vitit 2018-ës, pas një statusi ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit lidhur me dy vrasje që kishin ndodhur në Kurbin, kryeministri Edi Rama e përjashtoi live nga grupi parlamentar i PS-së.

Gjatë kësaj kohe, deputeti i Kurbinit ka reaguar disa herë kundër kryeministrit Edi Rama. Madje në qershor, ai u bëri thirrje kolegëve të tij socialistë që të mos e ndjekin kryeministrin në mbajtjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Ai mbështeste vendimin e presidentit Ilit Meta për anulimin e datës 30 për zgjedhjet, duke konsideruar se vendimi i tij është për bashkimin e shqiptarëve dhe për zgjedhje të lira. Madje disa herë ka bërë thirrje për largimin e Ramës.

Një vit e 4 muaj pas përjashtimit nga PS, Gjetani dje ka qenë i pranishëm në një takim të strukturave të LSI-së në Lezhë./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *