Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i KE-së ia thotë hapur Ramës: Nuk ka unanimitet për negociatat


Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Michel pranoi se ende nuk ka unanimitet lidhur me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

‘Ne kemi një vendim unanim për negociatat. Prandaj u paraqita tre shtylla që duhet të shkojnë përpara paralelisht dhe ka filluar puna, pasi shumë shpejt do të kemi rastin të kemi një debat për këto tre tema, për modernizimin e procesit të zgjedhimit. Javët e ardhshme, do të jetë një pjesë e punës sime, dua të drejtoj një dialog të fortë si mund të bëhen hapa përpara. Sot nuk kemi unanimitet, do të organizohen mbledhjet në javët e ardhshme për një pozicion unanim. Ka një pikë të rëndësishme që është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit dhe ka një unanimitet me një pikë, kjo është ambicia e përbashkët nga 28 vendet që konsiderojnë se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë në BE”– tha ai.

Michel shpjegoi tri shtyllat kryesore që sipas tij ishin të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE.

” Në tryezën e KE-së do të kemi rastin të debatojmë dhe të marrim vendime për Shqipërinë dhe Ballkanit në BE-së. Unë shoh tre shtylla, e para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe cfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet. Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore. Është thirrja dhe mobilizimi rreth treyezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim të inkurajohet zhvillim ekonomik që është kusht kyç për të çuar përpara bashkëpunimet rajonale, që mund të ndihmojmë. Ne pohojmë se fati i këtij vendi, Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, është bindje e fortë dhe kjo kërkon që të ketë angazhim për të vijuar përpjekjet për reformat për shtetin e së drejtës, luftës kundër krimit. Është e nevojshme të vijohet dialogu dhe puna për besueshmërinë për lidershipin politik për vendet e përfshira, të kryejnë hapa përpara. Do të kemi kënaqësinë në Bruksel me rastin e Konfernecës së Donatorëve, të organizoj një mbledhje për të dhënë këtë shtysë politike që KE-ja dhe unë vetë pas marrjes së detyrës me këtë prani këtu, dua të pohoj angazhimin për të ecur parpara”- tha Presidenti i KE-së.

Ndërkohë Rama në këtë konferencë nuk humbi rast pa folur për edhe për KÇK-në.

“BE ja një diskutim të brendshëm dhe me të gjithë mirënjohjen për vëmendjen. Varet nga metodologjia e re që do të bien dakord vendet e BE dhe cila do të jetë qasja. Në këto kushte edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në BE nuk do të pranohej nga Franca pa rënë dakord si do të zhvillohet procesi dhe ne duhet ta respektojmë. Nëse objektivi do të materializohet në investime të inkurajuara dhe mbështetura në më shumë mbështetje për vendet e rajonit për sektorët kyc dhe politikave Europiane në tërësi kjo përbën një arsye për të qenë të inkurajuar. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i radhës për çeljen apo shtyrjen e negociatave ne do të bëjmë atë sikur të ishin hapur negociatat, se e bëjmë për veten tonë. Kam ndarë me presidentin edhe ambicien për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë”- tha Rama. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *