Templates by BIGtheme NET

Sherr masiv mes basketbollistëve në SHBA, shihni pamjet që habitën komentatorët (Video)

Një ndeshje basketbolli mes kolegjesh amerikane përfundoi me përleshje masive mes lojtarëve me njëri-tjetrin e më pas edhe mes tifozëve.

Ndeshja mes Kansas City-t dhe Kansas-it përfundoi me fitoren e të parëve me rezultatin 81-60.

Gjatë një aksioni dy lojtarë të ekipeve rivale përplasen me njëri-tjetrin para se gjithçka të shpërthente në një sherr masiv.

Gjendja u qetësua pas disa minutash me ndërhyrjen e policisë dhe trajnerëve të ekipeve respektive.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*