Templates by BIGtheme NET

SPAK-u i kërkon Lefter Allës të bëjë testin e drogës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur sërish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën, për ta marrë në pyetje lidhur me videon ku shfaqej duke thithur kokainë.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, SPAK i ka kërkuar Allës që t’i nënshtrohet testit të drogës pasi ka marrë nën zotërim videon e gazetarit Artan Hoxha.

Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Prokurorët kanë kërkuar dhe ekspertimin grafik të videos që do të kryhet nga ekspertët e laboratorit të policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme.

Alla edhe ditën e djeshme është marrë në pyetje për rreth 20 minuta ndërsa ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat jashtë dyerve të SPAK. “E ka në dorë drejtësia” – u shpreh ai.

Alla i ka mohuar akuzat ndaj tij duke e konsideruar dhe videon e publikuar nga Hodha si të montuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*